Maya, pilotja e parë e refugjatëve sirianë në botë

0
64
Kur Maya Ghazal ishte në shkollë e rritur në Damask, ajo ëndërronte të ishte një diplomate në të ardhmen. Por Lufta civile në Siri ndryshoi gjithçka, një jetë e re në Mbretërinë e Bashkuar i ka dhënë asaj një ëndërr të re: duke u bërë pilotja e parë refugjate siriane.
Ajo ka studiuar inxhinierinë e aviacionit në universitet, në Londër si dhe trajnimin për të qenë një pilote. Gjithashtu, ajo flet edhe për të drejtat e refugjatëve në të gjithë botën.

Ajo përveç piloe, tashmë është bërë ambasadore e vullnetit të mirë dhe është qytetar britaneze.

“Ne thjesht duam të shikohemi si qenie njerëzore normale, me potencial normal, shpresë normale dhe ëndrra dhe të ardhme që duam t’i ndërtojmë”, thotë Maya.

“Unë dua të sigurohem që të gjithë e kuptojnë se në të vërtetë çdo person ëndëron, çdo ëndërr ka rëndësi dhe është shumë e rëndësishme për ne të besojmë në njëri-tjetrin dhe të përhapim mirësinë.”