Xhema: Pa Senatorin Dole, Kosova nuk do të ishte e pavarur sot   

0
124

Përmes një shkrimi autorial, patrioti i njohur shqiptaro -amerikan Jim Xhema ka shprehur mirënjohjen dhe vlerësimin tij të lartë për angazhimin për më shumë se tri dekada të Senatorit Bob Dole, për çështjen e shqiptarëve të Kosovës.

‘’Senatori Dole është një patriot amerikan i cili ka fituar respektin më të madh nga shqiptarët në të gjithë botën, në veçanti nga shqiptarët e Kosovës. Pa Senatorin Dole, Kosova nuk do të ishte e pavarur sot’’ ka theksuar Xhema.

Kjo mirënjohje për kontributin e senatorit Dole, vjen në datëlindjen e tij të 98-të.

Xhema në këtë shkrim autorial kujton angazhimin e senatorit Dole përtë parandaluar agresionin serb, duke i dhënë drejtim ndërtimit të paqes dhe pavarësisë për Kosovën si një shtet sovran.

Ai ka përmendur tri  veprime kryesore, të cilat e bëjnë të veçantë kontributin e Senatorit Dole për lirinë, pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës.

  1. Vizita e tij në gusht të vitit 1990, i hapi sytë e bashkësisë ndërkombëtare për abuzimet e vazhdueshme të të drejtave të njeriut në Kosovë nga regjimi i Milloshqviqit duke sjellë  edhe ‘’Vërejtjen e Krishtlindjes’’ të Presidentit George W. Bush më 1992.
  1. Mbështetja që Dole e siguroi në Senat për ndërhyrjen ushtarake të NATO-s dhe
  1. Kundërshtimi i fuqishëm i Senatorit Dole, për ndarjen e Kosovës,  shkëmbimin e territoreve dhe kërcënimet për tërheqjen e forcave ushtarake të SHBA-ve nga Bondsteel.