Parandalimi i sëmundjeve që barten me ujë

0
34
Uji i pijshëm duhet të jetë brenda kritereve të përcaktuara sipas rregulloreve në fuqi, në mënyrë që mos të dëmtojë organizmin.

Uji luan rol të rëndësishëm për organizmin e njeriut.

Ndotja e ujit dhe përdorimi i tij ndikon në shëndetin e njeriut. Sot dihet se nga përdorimi i ujit të ndotur shkaktohen më shumë se 200 sëmundje, disa prej të cilave shkaktohen nga ndotja e ujit me jashtëqitje të njeriut ose të kafshëve.

Si mund të mbrohemi nga sëmundjet që barten me ujë të ndotur?
• Konsumoni ujë të sigurtë/ të dezinfektuar për pije. Në mungesë të tij, vlojeni ujin së paku 10 minuta dhe ftoheni para përdorimit.

• Ruani ujin në enë të pastërta.
• Mos kyçni bunaret në rrjetin e ujësjellësit.
• Lani duart para dhe pas përgaditjes dhe ngrënies së ushqimit.
• Lani duart me ujë të pastër dhe sapun pas përdorimit të toaletit, ndërrimit të pelenës së femijës, kujdesit ndaj personit tjetër si dhe kujdesit ndaj kafshëve.

UJI I PASTËR – SËMUNDJA LARG!