BE: Shkëmbimi i të dhënave për certifikatën digjitale mbetet thelbësor

0
203

Një shkëmbim informacioni i plotë ndërmjet shteteve  anëtare mbetet thelbësor për të siguruar që përmes certifikatës digjitale qytetarët e BE-së të udhëtojnë pa problem, deklaroi Komisioni Evropian.

Ekzekutivi i BE-së thekson nevojën për një furnizim të plotë me informacion të kuptueshëm dhe në kohë për operatorët dhe udhëtarët në proceset e verifikimit.

“Shtetet anëtare të BE-së duhet të sigurojnë verifikimin e certifikatave mundësisht para se pasagjeri të arrijë në aeroport në bashkëpunim të ngushtë me operatorët e shërbimet e transportit”, theksoi raporti i Komisionit.