Të paktën 25 viktima dhe 300 000 të evakuar nga moti i keq në Kinë

0
140

Pothuajse 300 mijë njerëz janë evakuar në provincën qendrore kineze të Henanit për shkak të shirave të rrëmbyeshëm, ku përveç 25 viktimave në kryeqytetin Zhengzhou, pritet të ketë edhe shumë të zhdukur.

Ky është buletini i fundit i siguruar nga autoritetet lokale të cilët kanë ngritur alarmin në nivelin 1, më të lartin e mundshëm, për shkak të përmbytjes së lumenjve dhe digave.

“Nga 16 korriku deri të martën pasdite, reshjet e mëdha të shiut goditën mbi 280 000 banorë në 31 qarqe në Henan. Uji dëmtoi rreth 20 000 hektarë toka bujqësore”, raportuan mediet zyrtare.