Policia e Kosovës i trajton me prioritet rastet e dhunës në familje

0
26

Në takim së bashku me Prokurorinë Themelore në Prizren dhe përfaqësues tjerë nga Mbrojtësit e Viktimave, Qendra për Punë Sociale, Qendra për Strehimin e Grave dhe Fëmijëve, Shërbimi Sprovues, nga grupi për Shërbime Juridike falas dhe nga OSBE-ja, policia e Kosovë ka prezantuar raportin e aktiviteteve të trajtimit të rasteve të dhunës në familje.

Policia e rajonit të Prizrenit duke pasur përkrahjen edhe nga menaxhmenti i lartë i policisë, i ka dhënë prioritet këtyre rasteve, duke filluar nga trajtimi fillestar nga zyrtarët patrullues deri te niveli i lartë duke ngritur kapacitetet përmes trajnimeve profesionale.

Në raportin policor krahasues në gjashtëmujorin e vitit 2020, në raport me gjashtëmujorin e vitit 2021, është shënuar rritje e numrit ta paraqitura të dhunës ne familje për 37 raste me shumë, nga 124 raste në vitin 2020, në vitin 2021 janë raportuar gjithsejtë 161 raste.

Koordinatorët e dhunës në familje në policisë e Kosovës janë duke punuar në vlerësimin e rrezikut për viktimat e dhunës në familje, pastaj duke i informuar me të drejtat e viktimave dhe shërbimet që ata mund ti marrin me rastin e dhunës në familje. Të gjitha këto aktivitete dhe raste e kanë një regjistër të veçantë në sistemin e policisë dhe bazën nacionale kundër dhunës në familje.

Në takime dhe aktivitete për parandalimin e dhunës në familje, policia rajonale në Prizren do të vazhdoje edhe me tutje në koordinim më institucionet tjera e veçmas me Prokurorinë Themelore në Prizren.