Njoftim për qytetarët që kanë termin për vaksinim më datë 20 korrik

0
140
Qytetarët që kanë pasur termin për vaksinim për me datë 20.07.2021, vaksinat do t’i marrin të mërkurën, me datë 21.07.2021.

Ministria e Shëndetësisë i informon qytetarët të cilët i kanë pasur terminet për marrjen e dozës së dytë të vaksinës kundër COVID-19 me datën 20 korrik, se terminet e tyre shtyhen për një ditë më vonë, për datën 21 korrik, për shkak të festës së Bajramit.

Pra, qytetarët që kanë pasur termine për ditën e martë, dozat e dyta të vaksinave do t’i marrin ditën e mërkurë, sipas intervaleve kohore të përcaktuara në terminet e tyre dhe në të njëjtat Qendra të vaksinimit ku i kanë marrë edhe dozat e para.

Në të njëjtën kohë, MSh u ban thirrje qytetarëve të moshës mbi 18 vjeç që të aplikojnë përmes platformës eKosova për caktim të termineve për marrje të vaksinës kundër COVID-19.

Cakto terminin tuaj për vaksinim kundër COVID-19:

https://ekosova.rks-gov.net/Service/14?fbclid=IwAR2ZPzjqgK0lrHSSAyjt8OY96BH2VkkRNURg65cXWaS6kfpAkbHiKOB0GoU