Shpiket pajisja që ua mundëson dëgjimin atyre që s’mund të dëgjojnë

0
209

Pajisja e tij po bën bujë të madhe, pasi konsiderohet si mjet i cili i ndihmon shumë personat që nuk mund të dëgjojnë, shkruan Neo Life.

David Eagleman është neuroshkencëtar, autor dhe komunikues shkencor amerikan. Ai ligjëron për neuroshkencën në Universitetin e Stanfordit dhe është shef ekzekutiv dhe bashkëthemelues i “Neosensory”, kompani që zhvillon pajisje për zëvendësime ndijore.

Gjatë viteve të fundit, Dr. Eagleman kishte premtuar se do të shpikë një pajisje e cila do ta bëjë jetën më të lehtë për këta persona.

Mënyra se si pajisja funksionon është e ngjashme me funksionin e veshit.

Pajisja e pranon zërin nga jashtë dhe e kthen atë në vibracione (dridhje), të cilat përçohen tek truri.

Në këtë mënyrë, pajisja e kthen zërin në prekje përmes sensomotorëve që lëshojnë valë të vogla.

Arsyeja pse Dr. Eagleman vendosi të zhvillojë një pajisje të tillë është se ai u rrit në një komunitet ku kishte shumë njerëz që nuk kishin aftësi dëgjimi, prandaj kjo e shtyu atë që të krijojë diçka që do ta ndihmonte komunitetin e tij por edhe të gjithë botën.

Për më tepër, kjo pajisje nuk shërben vetëm për problemet me dëgjim. Sipas shkencëtarit, ajo mund të përdoret edhe për ata që kanë probleme në shikim. Për më tepër, shikojeni videon më poshtë: