Arvanitasit dhe këngët e mërgimit

0
95

Historia e Arvanitasve është e lidhur ngushtë me çrrënjosjen, emigrimin përshtatjen dhe mbijetesën. Në të gjitha viset e Greqisë ku janë vendosur, ndër shekuj, nuk thjesht mbijetuan, por u imponuan e sunduan, me një sërë figurash të shquara të reshtohen me të drejtë në panteonin e heronjve të themelimit të shtetit modern grek.

Arkiva e rrallë e dy arvanitasve të shquar, Petros Furikis dhe Kristos N.Petru-Mesogjiti rrëfen se përveç vrazhdësisë e epërsisë karakteristike, që u siguronte triumfin në betejat e përgjakshme; përkushtimit ndaj tokës e mprehtësisë, që u falte pasuri e pushtet, arvanitasit mahnisnin edhe me vargjet tepër emocionuese, në këngët mërgimin, apo dedikuar traditave, njerëzve të familjes, dashurisë.

Shumë nga këto vargje, të kënduara në një gjuhë që është tashmë e zhdukur, me të moshuarit e fundit njohës të jenë të numëruar në gishta, u zbuluan nëpër letra të pluhurosura, disa të grisura, me bojë të çngjyrosur, shumica tepër vështirë për t’u deshifruar, nëpër sirtarë të vjetër të shtëpive të dy studiuesve, tashmë të rënuara apo plotësisht të restauruara nga trashëgimtarë pa asnjë interes për thesarin e rrallë.

Falë përkujdesjes dhe vlerësimit të duhur të dëshmive të kulturës dhe traditave arvanitase, në botimet e viteve të fundit, brezat e rinj mund “të takohen” sërish me Arvanitasit e shekujve të kaluar. Këngët në vijim i dedikohen “ksenitemenove”, domethënë mërgimtarëve, emigrantëve Arvanitas që përjetuan vetëm çrrënjosje sa në Ballkan aq edhe nëpër botë, në vitet e mëpasshme.

 

“Ksenitemeno” (Mërgimtarit)

 

Më dërgoi ksenitemeni

Të dërgojn (dërgonj) lule nga vendi!

Nga të venditë lule s’çova

Nga të Salaminësë dërgova!

Dërgomë një aradhë ghramë

Të kem sighura sevdanë!

Dërgoma pse shtrëngon (j)

Vetë (s’dua?), njeri s’çonj!

Dërgomë një pistoli

(an të) shomë keshë edhe ti aghapi!

Ah t’ish çë s’çon njeri

dërgomë me tahidhromi!

Ah t’ish njeri s’çon

me tahidhromi dërgon!

Më dërgoi djali të fala

t’i dërgoj ça lule të bardha!

Nga çë s’erdhe s’e kamë chri

si për mua, si për ti!

 

Nga çë dërgove s’e kamë enjë

Pa dërgove perimenjë!

Çë dërgove pse do vinjë

metanjose prapë ndenjë (ndinje)!

Perimena sot, perimena dje

të çë s’erdhe s’vjen pote!

Deti i zi melan s’m’arrënë

të shkruanjë sevdanë tënde!

Moj vajzo këtu çë jamë

s’kamë mosë (mos) kartë mosë (mos) mellanë!

 

An të ish çë të u sos mellanë

merr munxurë nga tiganë!

Dërgomë ghrammë me qiallë (qiall)

pa frin era edhe ma siellë (siall)!

Dërgomë një aradhë ghramë

shomë si e shkonë (shkon) sevdanë!

Dërgomë kartë nda qiallë

pa frin era e ma sjallë!

Ndë ato kseniti të rënda

meljeto po s’më lje mëma!

Ndë ato kseniti të larta (ljarta)

thomë (thom) të vinë po s’më le tata!

Kseniti mbë kseniti

ditë mira s’je a ti!

Të djeg edhe të bënjë (bën) hi

çë u merr u qallë (qall) ndë kseniti!

Ksenitia ça të mba

s’të jepë (jep) ndonjë dhjafora!

Dojë të ish deti stere

pa do vinjë edhe u atje!

Kseniti mbë kseniti

u ksenoshe josmali (dhjosmali, josmali, osmali)!

Ksenitia lavrë e madhe

të mos rrish moj portokalje!

Dërgomë një epistoli

të thareps pse erdhe ti!

Dërgomë një aradhë ghramë

pse e kam fovero sevdanë!

Të dërgova të faltura,

me diallinë vetë,

po dialli nëkë t’ta tha

pse e plakosnë retë!

Të dërgova të faltura

me diallinë vetë,

po dialli nukë t’ja tha

pse e pështruanë retë!

 

Le të jem ndë dhe të huaj

u s’e ngrinjë (ngrinj) kajmonë tuaj!

Shkelja gur(ë) e guri humbi

na iku djali nga katundi