Kapaciteti i imunitetit të tufës… nuk e bën asnjë person imun dhe shpërthimet e virusit ende mund të ndodhin

0
102

Zyrtarët shëndetësorë në botë janë në garë për të vaksinuar mjaftueshëm njerëz, në mënyrë që të ndalet përhapja e sëmundjes COVID-19, por është ende një gjë e debatueshme. Qëllimi është që të arrihet ajo që njihet si “imuniteti i tufës”, që nënkupton se mjaftueshëm njerëz do të jenë imunë ndaj COVID-19 ose përmes vaksinimit ose nga infektimet paraprake, në mënyrë që të ndalohet përhapja e pakontrolluar e koronavirusit të ri, imuniteti i tufës nuk e bën asnjë person imun dhe shpërthimet e virusit ende mund të ndodhin.

Por, imuniteti i tufës nënkupton se virusi nuk përhapet aq lehtësisht nga një person te një person tjetër, duke ndihmuar që të mbrohen nga infektimi eventual personat më të ndjeshëm. Sistemi imunitar është një sistem mbrojtës dhe pritës që përfshin shumë struktura dhe procese biologjike brenda një organizmi që mbron nga sëmundjet.

Sistemi imunitar i lindur Mikroorganizmat ose toksinat që hyjnë me sukses në një organizëm, ndeshin qelizat dhe mekanizmat e sistemit imunitar të lindur pra sistemi imunitar i lindur është sistemi mbizotërues i mbrojtjes së nikoqirit në shumicën e organizmave. Sistemi imunitar përshtatës, mbron organizmat nga infeksioni me mbrojtje shtresore të specifikës në rritje. Me fjalë të thjeshta, pengesat fizike parandalojnë patogjenët siç janë bakteret dhe viruset të hyjnë në organizëm.

Nëse një patogjen shkel këto pengesa, sistemi imunitar i lindur siguron një përgjigje të menjëhershme, por jo specifike. Nëse patogjenët shmangin me sukses reagimin e lindur, vertebrorët posedojnë një shtresë të dytë të mbrojtjes, sistemin imunitar adaptues, i cili aktivizohet nga përgjigja e lindur.

Këtu, sistemi imunitar përshtat përgjigjen e tij gjatë një infeksioni për të përmirësuar njohjen e tij të patogjenit. Doktor Walter Orenstein, ekspert i sëmundjeve ngjitëse në Universitetin Emory thotë se është një formulë që bazohet në atë se sa ngjitës është virusi ose mesatarisht sa persona mund ta marrin virusin nga një person i infektuar. Albina Hyseni, Studiuar për administratën publike, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe studimet Evropiane. Njohuri të gjera psikologjike, teknike farmaceutike.