Oda e Mjekëve të Kosovës botoi revistën “Mjeku”, vëllimi i parë i dedikohet repartit të Onkologjisë

0
81

Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK) si organizatë e  pavarur profesionale që ushtron veprimtari publike dhe që i përfaqëson mjekët është themeluar më 10  nëntor të vitit 2013.

Funksionet kryesore të saj janë: licencimi dhe  rilicencimi i mjekëve, organizimi i aktiviteteve me qëllim të edukimit të vazhdueshëm profesional (EVP),  mbrojtja e interesave profesionale,

ekonomike dhe  sociale të mjekëve, mbikëqyrja e etikës profesionale  të anëtarëve të saj, revokimi i licencave si dhe shërbime të tjera sa i përket komunitetit të mjekëve  në Kosovë. Këto
funksione janë të përcaktuara me Ligjin për Odat e Profesionistëve Shëndetësor dhe  Statutin e OMK-së.

EVP realizohet përmes aktiviteteve të organizuara  nga institucionet shëndetësore, shoqatat profesionale  dhe subjekte të tjera që kanë të bëjnë me komunitetin  mjekësor.

Qëllimi është ngritja vazhdueshme profesionale në aspekt të përditësimit të njohurive të mjekëve lidhur me diagnostikimin dhe trajtimin sa më të mirë të pacientëve dhe sigurimi i pavarësisë
profesionale për profesionin e mjekut.

Oda e Mjekëve të Kosovës së fundmi ka botuar revistën “Mjeku”, vëllimi i parë i dedikohet repartit të Onkologjisë. Ky vëllim tregon rëndësinë e kancer regjistrit, intervista të mjekëve të këtij reparti, këshilla dhe informacione të detajuara.

Çdo vëllim I kësaj reviste do t’I dedikohet një reparti, në qëllimin e vetdijësimit dhe informimit të qytetarëve./oxygenpress.info

https://omk-rks.org/wp-content/uploads/Revista-Mjeku-Vellimi-1-Numri-2.pdf?fbclid=IwAR0jY8eJ6POB-t75peay6kRWln2I0yecaKzh93uxmCqBeZtCHlWeNZdqSqg