Një pjesë e Fushë Kosovës mbetet sot pa ujë

0
81

Një pjesë e Fushë Kosovës do të ketë sot ndërprerje të furnizimit me ujë nga ora 12:00 deri në ora 16:00 si rezultat i pamundësisë për trajtim optimal në Impiantin e Trajtimit të Ujit në Shkabaj.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” të cilët thanë se ndërprerja e ujit vjen si shkak i punimeve teknike nga kontraktorët NH “Ibër Lepencit” dhe ngritjes së turbullirës në kanalin e Ibrit.

Sipas tyre, rezultat i ndërprerjes së ujit është edhe shpenzimi enorm i ujit.

Ujësjellësi ka apeluar tek qytetarët përdorim të drejtë të ujit në kohën me temperatura të larta.