Mbrojtësi shqiptar Ivan Balliu nënshkruan me klubin e La Ligas

0
255

Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Ivan Balliu, ka nënshkruar me skuadrën madrilene të Rayo Vallecano.

Ata këtë sezon do të luajnë në La Liga, pasi janë ngjitur nga Segunda Division.

29-vjeçari ka nënshkruar një kontratë dy-vjeçare me Vallecanon, duke marrë hapin e madh në karrierë pasi do të luajë në La Liga.

Mbrojtësi sezonin e kaluar ishte pjesë e Almerias. Balliu ka mbajtur veshur edhe fanellat e Barcelonës B, Metzit në Francë dhe Aroucas në Portugali.

Lajmin e transferimit të Ivan Balliut tek Rayo e ka bërë vetë publike klubi madrilen me anë të një komunikate zyrtare në sajtin e saj.

Balliu ka zhvilluar me Kombëtaren e Shqipërisë tri ndeshje. /Gazeta Olle/