Abbott: Kosova përfiton kur përqafon komunitetet e saj pakicë

0
23

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka takuar gjatë ditës së djeshme zëvendëskryeministren Emilija Rexhepi me të cilën ka diskutuar për pakicat në Kosovë.

“Pasditen e djeshme pata një takim shumë informues me zëvendëskryeministren Emilija Rexhepi për të diskutuar për marrëdhëniet e pakicave në Kosovë dhe sfidat me të cilat këto komunitete përballen. Ne vazhdojmë të sigurojmë mbështetje praktike për integrimin. Kosova përfiton kur përqafon komunitetet e saj pakicë”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.