Ramosaj thotë se ka pranuar ndihmë edhe nga Forca e Sigurisë për t’ju ofruar qytetarëve ujë të pijes

0
96

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka thënë se të gjithë qytetarët që kanë nevojë të ujit të pijshëm do t’i dal në ndihmë.

Këtë do ta mundësojë në bashkëpunim me Forcat e Sigurisë dhe komuna të tjera.

“Jemi duke u munduar që këta qytetarë të furnizohen me ujë të pijes në çfarëdo rrethane. Më vjen mirë sepse çdo kryetar komune dhe të gjitha institucione po ashtu edhe Forcat e Sigurisë janë shprehur të gatshëm që t’i dalin në ndihmë të gjithë qytetarëve që kanë nevojë për ujë të pijes”.

Të martën në konferencë për shtyp, Ramosaj u shpreh se furnizimi me ujë që është rikthyer është për përdorim sanitar dhe për amvisëri, njofton Klankosova.tv.

”Në kemi marrë një vendim në bashkëpunim me kompaninë rajonale dhe me shtabin emergjent që uji të ndalohet për 24 orë kurse në ditën e sotme e kemi marrë vendim që të lëshohet furnizimi me ujë sidomos për sanitari dhe amvisëri”, tha ai.

Të martën furnizimi i ujit për komunën e Deçanit është rikthyer, mirëpo autoritetet rekomandojnë që ai të mos përdoret për pije.