Martesa ‘kozmike’: A e ka përcaktuar universi shpirtin tonë binjak?

0
242

Një nga pyetjet më të mëdha në univers është: “A e kemi të përcaktuar shpirtin tonë binjak që nga lindja?”

Njerëzit kanë kërkuar përgjigje për këtë dilemë prej shekujsh dhe nëse do t’i referohemi martesës “kozmike” përgjigja është PO.

Universi (kozmosi) e ka zgjedhur shpirtin tuaj binjak shumë përpara jush! Sado e pabesueshme të duket kjo, plani i tij është më i madh për ne- këtu përfshihen edhe njerëzit që do të kemi pranë vetes gjatë gjithë jetës. Prandaj, është kaq e rëndësishme t’i besoni ndjesisë së intuitës. Nuk ka rëndësi nëse e kuptoni për momentin apo jo, intuita ka fuqinë t’ju çojë drejt atij që ne quajmë shpirt binjak.

Edhe pse universi e ka zgjedhur për ju personin tuaj, njerëzit kanë tendencën që shpesh ta injorojnë atë çfarë intuita i thotë dhe vendosin për dikë tjetër për qindra arsye të tjera. Pikërisht për këtë arsye, s’do të mund ta përmbushin kurrë ndjesinë e “profetësisë së dashurisë”. Martesa “kozmike” garanton jo vetëm martesën e suksesshme, por dhe atë lloj raporti që çel dhe rritet me kalimin e kohës, duke u kthyer në marrëdhënie të bukur, të dashur, empatike dhe jetëgjatë.

Gjithsesi, edhe e kundërta funksionon fiks njësoj. Përshembull, nëse dy njerëz janë bashkë- dhe universi s’ka për qëllim t’i bashkojë përjetësisht- dhe vendosin të martohen, martesa e tyre është e destinuar të dështojë. Në një moment apo tjetrin, në një formë apo në një tjetër, do të ndodhë. Eshtë thjesht mënyra sesi universi funksionon!

Tani me siguri po pyesni veten pse dreqin universi riktheu në jetën tuaj atë të dashurin toksik dhe bëni shumë mirë që pyesni. Edhe pse lidhja juaj me të s’ishte kurrë e shëndetshme apo ashtu siç e prisnit, keni marrë mësime të shkëlqyera. Përveç kësaj, keni mësuar sesi të jeni edhe më të pavarura pas ndarjes- dhe e dini që kjo është e vërtet.

Martesat që nisin nga lidhja e ngushtë shpirtërore po bëhen gjithmonë e më të rralla në shoqërinë moderne. Dashuria është e dhimbshme, e kuptueshme, emocionuese e ndonjëherë ankthioze. Edhe nëse s’e keni atë ndjesinë që supozohet t’ju vijë në mënyrë të pavetëdijshme nga intuita, mos u ndjeni fajtor. Eshtë mënyra e universit për të të treguar diçka! Atje jashtë është dikush për ty, mjafton të mos heqësh dorë së besuari këtë.

Burimi: Awarness Act