Asnjë i vdekur dhe 8 raste të reja me COVID-19 në 24 orë!

0
31

Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.503 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 270.641 doza të vaksinës.

Deri më sot 72.476 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2,133 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 32 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.495.

Në total numri i rasteve aktive është 108.