Afganistani në kaos pas largimit të trupave amerikane dhe të NATO-s

0
276

Vjeshtën e kaluar, me afrimin e procesit të largimit të trupave amerikane nga Afganistani, një vit pas nënshkrimit me talebanët të marrëveshjes së tërheqjes, shumë nga zyrtarët e lartë të sigurisë në Kabul kishin nxitur presidentin Ashraf Ghani për të zvogëluar trupat e huaja në vend, veçanërisht në zonat rurale dhe postat e largëta ushtarake.

Më pak se një vit më vonë, pas largimit të trupave amerikane dhe të atyre të NATO-s, pjesë të territorit ranë në duart e talebanëve dhe mijëra ushtarë afganë janë larguar nga vendi ose u janë dorëzuar militantëve duke u dhënë atyre edhe pajisje dhe armë luftarake.

”Në vend të ridimensionimit, pati një shembje të raporteve”, raporton gazeta britanike ”The Guardian”.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë frikë se dhe vetë Kabuli mund të bjerë pas disa muajsh në dorë të talebanëve.

”Më shumë se 1 000 ushtarë afganë kanë ikur përtej kufirit, dhe shumë qindra të tjerë kanë dorëzuar armë dhe pajisje tek talebanët shpesh të regjistruara në video dhe të shpërndara në median sociale”, raporton gazeta angleze.

Në të gjithë spektrin politik, askush nuk e kishte parashikuar shkallën ose shpejtësinë e shpërbërjes së forcave të sigurisë afgane, madje edhe ata që dëshironin një tërheqje strategjike.

Kjo e ka futur vendin në kaos./ATSH