Rrufeja në Indi la të vdekur 38 persona për 24 orë

0
136

Rrufeja ka vrarë të paktën 38 njerëz në të dy shtetet indiane gjatë 24 orëve të fundit, thanë zyrtarët të hënën.

Shumica e vdekjeve ndodhën në shtetin perëndimor të Rajasthan, ku 11 njerëz vdiqën pasi u goditën nga rrufeja pranë një kullë vrojtimi të shekullit të 12-të në Amber Fort, tha policia.

Oficeri i lartë i policisë Anand Srivastava tha se disa nga viktimat po bënin selfie pranë kullës së vrojtimit kur rrufeja goditi të dielën vonë, raporton AP.

Srivastava tha të paktën nëntë njerëz të tjerë u vranë dhe gati 20 të tjerë u plagosën në goditje të ndara të rrufesë kur shteti u përfshi nga stuhi dhe shirat monson.