Njoftim i rëndësishëm për ata që duan të udhëtojnë drejt Greqisë dhe anasjelltas

0
67

Pika doganore e Mavromati, ose ndryshe pika kufitare e Qafë-Botës, tashmë do të funksionojë 24 orë dhe nuk do të ketë limit të personave që do të lejohet të hyjnë. Rregulli i ri përcaktohet në bazë të vendimit me nr. 42638, miratuar më datë 7 korrik 2021.

Ndërsa theksohet se pika kufitare e Mertziani do të funksionojë nga data 13 korrik në orën 07:00 me 19:00, sipas orës lokale të Shqipërisë.