Nga dita e martë sërish pritet rikthim i të nxehtit afrikan

0
155

11.07.2021 – Moti i paqëndrueshëm gjatë fundjavës me rrebeshe shiu, pritet të na shoqëroj edhe ditën e hënë. E nga dita e martë sërish pritet rikthim i të nxehtit afrikan mbi vend, që sjell kushte për kthjellime dhe mot shumë nxehtë, me temperatura maksimale deri në 36C.

E nga dita e premte, në mbrëmje sërish priten mundësi për rrebeshe e bubullima, e në fundjavë, sipas parashikimeve të fundit, pritet të mbajë mot më i freskët, me vransira e shi.

Cilësia e ajrit ditëve të para të javës do të jetë kryesisht përreth vlerave të pranueshme, e orëve të pasdites shkaku i rritjes së ozonit sipërfaqësor mund të kaloj në vlera mesatare.

Indeksi i rrezeve UV do të mbetet kryesisht në vlera shumë të larta, e që përgjatë orëve të mesditës, nga ora 10 deri 16, preferohet t’i ikim ekspozimit në rreze të diellit.

12.07 – Nxehtë, me diell e vransira. Nga mëngjesi priten mundësi për zhvillime të rrebesheve me bubullima, që vende-vende zhvillohen edhe gjatë ditës. Në mbrëmje me kthjellime.

13.07 – Shumë nxehtë e kryesisht me diell.

14.07 – Kryesisht me diell e shumë nxehtë.

15.07 – Kryesisht me diell e shumë nxehtë.

16.07 – Kryesisht me diell. Pasdite më vonë dhe në mbrëmje priten zhvillime të rrebesheve me bubullima.

Temperaturat minimale luhaten nga 16C deri 18C, e maksimalet në rritje, nga 30C ditën e hënë, deri në 36C ditën e mërkurë, e të premten sërish pësojnë një rënie të lehtë deri në 30C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga jugperëndimi 3-13m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rënies lehtë nën vlera normale.