Më shumë se 400 banorë janë trajtuar në QKMF të Deçanit, dyshohet se u helmuan nga uji

0
146

Më shumë se 400 banorë të fshatrave të komunës së Deçan kanë kërkuar ndihmë në Qendren Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Drejtori i QKMF-së Selmon Berisha, tha për Klan Kosovën se meqë shumica prej tyre vijnë nga fshatrat të cilët furnizohen nga vija e njëjtë e ujit.

“Dyshimet kanë rrjedhur se mund të jenë helmuar nga uji, megjithatë nuk ka diçka të konfirmuar”.

Berisha tha se gjatë ditës së sotme numri i pacientëve ka pasur rënie.