Uashingtoni shton 14 kompani kineze në listën e zezë ekonomike

0
44

Qeveria amerikane shtoi 14 kompani kineze në listën e saj të zezë ekonomike për abuzime të pretenduara kundër myslimanëve ujgurë dhe pakicave të tjera në provincën Xinjiang.

”Kompanitë kanë mundësuar fushatën e Pekinit të shtypjes, ndalimit masiv dhe mbikëqyrjes së teknologjisë së lartë kundër ujgurëve, kazakëve dhe anëtarëve të pakicave të tjera myslimane”, thuhet në një deklaratë nga Departamenti amerikan i Tregtisë.

Departamenti përsëriti akuzën e Uashingtonit se qeveria kineze po kryen “gjenocid dhe krime kundër njerëzimit” në Xinjiang.

SHBA renditën në listën e zezë kompanitë kineze që punojnë në Xinjiang.

Kompanitë janë të ndaluara të marrin investime amerikane.

Ekspertët dhe organizatat e të drejtave të njeriut vlerësojnë se deri në një milion ujgurë, kazakë, dhe anëtarë të tjerë të pakicave myslimane në rajonin autonom të Xinjiang janë vendosur në ato që Pekini i quan “kampe riedukimi”.

Qeveria e Pekinit akuzon grupet ujgure për separatizëm dhe terrorizëm./ATSH