“Të çelnja në pranverë dhe në vjeshtë të vishkesha në vetminë time”

0
54

Nga Musine Kokalari

T’isha një lule- lule are, e vogël dhe me erë.

Të çelnja në pranverë

Dhe në vjeshtë të vishkesha në vetminë time.

T’isha një lule vjollce në mes të ferrave.

Të qëndroja e fshehur, e pa dukur

Dhe një ditë të zbulohesha prej duarve të

dy të rinjëve.

Prej frike,

Të larguar prej njerzisë do t’më këputnin,

Do t’u dhurohesha te njëri-tjetri

Për shenjë kujtimi.