Golden Eagle Ylli përforcohet me Rashun Davis

0
13

Klubi i Basketbollit, Golden Eagle Ylli ka njoftuar se e ka nënshkruar Rashun Davis, transmeton Klankosova.tv.

Klubi nga Suhareka e bëri të ditur përmes rrjeteve sociale.

“Rashun Davis lojtari më i ri i Golden Eagle Yllit !

Davis i bashkohet Golden Eagle Yllit si lojtar me mjaft përvojë, i cili ka zhvilluar karrierë në shumë liga të mëdha në Europë si në Sllovaki, Sloveni,Hungari dhe së fundmi në Bosnje dhe Hercegovinë në ekipin e Siroki edhe në Aba Lige 2 .

Welcome Rashun Davis”, thuhet në njoftimin e klubit.