Fillon sot regjistrimi i votuesve jashtë vendit

0
51

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), sot do të fillojë regjistrimin e aplikimeve për gjithë votuesit jashtë vendit që dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhjet e 17 tetorit të këtij viti.

Kryeshefi i sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj në mbledhjen e djeshme të KQZ-së, që u mbajt dje ka theksuar se do të fillojë sot regjistrimi i mërgatës.

“Operacioni që është duke përgatitur sekretariati është ai përmes postës, kur edhe është periudha e aplikimit për t’u regjistruar si votues nga jashtë vendit. Sekretariati ka identifikuar të gjitha e-mail adresat e të gjithë votuesve që kanë qenë të aprovuara në zgjedhjet e 14 shkurtit. Të njëjtëve do t’i dërgoj e-mail adresë për të konfirmuar a dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhje… Nesër me datë 10 korrik mendojmë të fillojmë në operacionin përmes postës”, tha ai.

Krahas kësaj, në mbledhjen e djeshme u miratuan edhe të gjitha qendrat e votimit që do të jenë në zgjedhjet e 17 tetorit, transmeton Klankosova.tv.