BE agjenci të re për luftën kundër pastrimit të parave

0
46
Drapeaux européens devant le Berlaymont

Komisioni i BE po planifikon të krijojë një autoritet të ri mbikëqyrës për të luftuar pastrimin e parave.

Planet tregojnë se një Autoritet i Ri Kundër Pastrimit të Parave do të jetë në gjendje të vendosë sanksione financiare më vete në rast të shkeljeve të rregullave të BE.

Ai do të koordinojë autoritetet mbikëqyrëse kombëtare dhe do t’i mbështesë ata në rritjen e efektivitetit të tyre në zbatimin e rregulloreve evropiane.

Sipas Gjykatës Evropiane të Auditit, miliarda euro nga transaksionet kriminale futen në ekonominë e rregullt në BE çdo vit dhe origjina e paligjshme e fondeve fshihet.

Autoriteti evropian i policisë, Europol, vlerëson se vlera e transaksioneve të dyshimta brenda Evropës është qindra miliarda euro./ATSH