Wednesday, September 22, 2021
BallinaMërgata ShqiptareZvicër / “Shkolla Shqipe” kërkon më shumë mësues të gjuhës shqipe

Zvicër / “Shkolla Shqipe” kërkon më shumë mësues të gjuhës shqipe

Rritja e kërkesës për të mësuar gjuhën shqipe ka sjell edhe hapjen e klasave të reja për mësimin e gjuhës shqipe në Kofederatën Zviceriane.

Për këtë arsye “Shkolla Shqipe” – Zvicër do të zgjeroi stafin mësimor dhe ka shpallur konkursin për mësues në këto kantone: Baselland, Schëyz, Zug, Thurgau, Solothurn, Glarus, Schaffhausen, Appenzel, Tessin dhe Zyrih. Në Zyrih, ku dhe kërkesa është më e lartë do të happen dhjetra klasa të reja.

Kriteret që duhen t’i plotësojnë kandidatët:

  1. a) Të posedojnë lejen e qëndrimit vjetor në Zvicër,
  2. b) Të kenë njohuri elementare në gjuhën gjermane,
  3. c) Të jenë të diplomuar në fushën e mësuesisë në insitucionet arsimore. Përparësi kanë mësuësit e diplomuar në degët gjuhë shqipe dhe letërsi, parashkollor, arsim fillor, pedagogji, histori, gjeografi, muzikë dhe arte të kulturës shqiptar.

Dokumentat që duhet të dorëzojnë kandidatët:

Kërkesa për aplikim (shtojca bashkëlidhur)

  • Jetëshkrimi (CV – Curriculum Vitae) shoqëruar me një fotografi
  • Diploma (Kopje)
  • Vërtetimet e përvojës së punës
  • Lejeqëndrimi në Zvicër
  • Çertifikatat për kurset e ndjekura (Nëse e posedon një të tillë.)
  1. Aplikimi dhe dorëzimi i dokumenteve të cituara më sipër do të bëhet:
  2. a) Në adresën postare: Oberlandstrasse70, 8610 Uster, “Shkolla Shqipe” në Zvicër,
- Reklama -

Ose të gjitha dokumentet e skanuara në PDF

  1. b) Në adresën elektronike (e-mail) të Koordinatorit të “Shkollës Shqipe”:

vaxhid_sejdiu@hotmail.com

Afati i Aplikimit është i hapur nga data 10 korrik deri më 15 gusht 2021.

ARTIKUJ TË NGJAJSHËM

MË TË SHIKUARAT