Kosova blen 14 automjete ushtarake të blinduara nga Turqia

0
249

FSK-ja do të bëhet me 14 automjete ushtarake të blinduara me pajisje të armatimit, pasi Kosova ka nënshkruar kontratë me Turqinë për blerjen e tyre.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Ibrahim Shala, ka thënë për Klankosova.tv se FSK-ja në këtë mënyrë po zhvillon kapacitetet e saj operacionale.

“Ministria e Mbrojtjes është në proces të implementimit të planit 10 vjeçar të tranzicionit të FSK-së, që nënkupton ndërtimin dhe zhvillimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale me resurset e nevojshme njerëzore, materiale dhe teknologjike dhe sistemeve të nevojshme të mbrojtjes për përmbushjen e misionit kushtetues dhe detyrave ligjore”, ka thënë Shala.

Edhe agjencia shtetërore e lajmeve në Turqi, Anadolu, ka raportuar për këto automjete të blinduara që pritet të arrijnë në Kosovë.

Sipas informacioneve të Anadolu Kosova do të jetë shteti i parë i huaj që do të përdorë këto automjete të blinduara me tërheqje të tipit 4×4.