KFOR-i tregon pse i zëvendësoi pengesat artificiale te Manastiri i Deçanit

0
34

Misioni i KFOR-it në Kosovë ka bërë zëvendësimin e pengesave artificiale që janë vendosur në rrugën për në manastirin e Deçanit.

Ky ishte një vendim i marrë nga KFOR-i në marrëveshje  me autoritete lokale, teksa KFORI-i e ka konsideruar të nevojshme zëvendësimin e pengesave të vjetra me pengesa të reja, në mënyrë që të sigurojë një nivel të vazhdueshëm dhe efektiv të mbrojtjes dhe sigurisë – siç kërkohet nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila e mandaton KFOR-in për të siguruar mjedis dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë.

“Në fakt është e njohur mirë se zona përreth manastirit të Deçanit është me interes të lartë artistik dhe kulturor dhe ka tërhequr turistë dhe studiues për dekada. Ky hap i fundit do të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së jetës, si për popullatën lokale ashtu edhe për turistët që vizitojnë Manastirin dhe zonat përreth tij”, thuhet në njoftimin e KFOR-it, transmeton Klankosova.tv.

Manastiri i Deçanit është i vetmi objekt fetar që ruhet nga KFOR-i, teksa të gjitha objektet e tjera fetare ruhen nga Policia e Kosovës ose nuk ruhen fare.