I paqartë sfondi i sulmit kundër gazetarit holandez

0
55

Reporteri i njohur holandez, Peter R. de Vries, i cili u qëllua në rrugë në Amsterdam ndodhet në spital në rrezik jete. Kryeministri, Mark Rutte ka bërë fjalë për një “atentat kundër gazetarisë së lirë.”

Peter R. de Vries u qëllua në rrugë, kur sapo ishte larguar nga studioja e televizionit ai është ende duke luftuar në spital për jetën. Një i panjohur qëlloi, sipas të dhënave të dëshmitarëve disa herë mbi gazetarin. “Peter R. de Vries po lufton për jetën”, u shpreh kryetarja e bashkisë së Amsterdamit, Femke Halsema.

Sfondi i paqartë

Pas arrestimit të tre të dyshuarve, policia shpreson për zbardhjen e shpejtë të sulmit me armë. Ndërkohë është ngritur edhe një komision i posaçëm. Ende nuk është bërë e ditur, se pse u qëllua me plumba reporteri i njohur i kronikës së zezë. Gazetari është aktualisht edhe person i besuar i një dëshmitari kryesor në një proces të madh kundër krimit të organizuar. Peter R. de Vris është i njohur në botë për raportimet spektakolare mbi krimet.

Prominenter Crime-Reporter in Amsterdam niedergeschossen

Sulmi kundër gazetarit e ka tronditur Holandën. Kryeministri i vendit, Mark Rutte dhe ministri i Drejtësisë, Ferd Grapperhaus zhvilluan një takim me autoritetin kundër terrorizmit. “Ky ishte një sulm kundër një gazetari të guximshëm dhe një sulm kundër lirisë së shtypit, që është thelbësor për demokracinë dhe shtetin ligjor”, tha Rutte.

Gazetarët duhet të mund të bëjnë punën e tyre të rëndësishme pa kërcënime dhe të lirë”, u shprehën Mbreti i Holandës, Willem-Alexander dhe Mbretëresha Maxima. Edhe politikanë të partive të tjera reaguan të tronditur pas sulmit.

De Vries është një reporter shumë i njohur i kronikës së zezë në Holandë dhe është i ftuar shpesh në televizionet holandeze. Ai është bërë i njohur në botë me botimin e librit në vitin 1987 mbi pengmarrjen e prodhuesit të birrës, Freddy Heineken.

Barometer i lirisë së shtypit

Rutte und Grapperhaus reagieren auf die Erschießung von Peter R. De VriesKryeministri holandez, Mark Rutte

Në Europë atentatet kundër gazetarëve janë krahasimisht të rralla, por ndiqen më vëmendje të madhe. Së fundmi tërhoqi vëmendjen sulmi kundër gazetarit grek, Jorgos Karaivaz. Edhe vrasja e gazetares investigative, Daphne Caruana Galizia në Maltë dhe gazetarit sllovak, Jan Kuciak e të fejuarës së tij janë ende në fokus të opinionit publik në Europë. Organizata “Reporterë pa kufij” në barometrin e saj të lirisë së shtypit për vitin 2021 ka renditur 12 gazetarë, vdekja e të cilëve është provuar se ka pasur lidhje me profesionin. Ata kanë punuar në Afganistan, Azerbajxhan, Bangladesh, Burkina Faso, Indi, Greqi, Liban, Meksikë dhe Somali./DW