Balje pas miratimit të rezolutës: Jam krenare me shtetin tim

0
1122

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e SDU-së, Duda Balje, është shprehur krenare me shtetin e Kosovës pas miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë.

Në llogarinë e saj të Facebook-ut ajo postoi një fotografi të shkrepur brenda Kuvendit, ku shihet me dokumentin në dorë, dhe ka shkruar:

Të nderuar, sot në Kuvendin e Kosovës, me rastin e 26 vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, u miratua me 89 vota pro Rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë.

Jam krenare për shtetin tim, për pjekurinë dhe vetëdijen tonë që në këtë mënyrë i nderojmë të gjitha viktimat e pafajshme në Srebrenicë, të vërtetën dhe drejtësinë.

Për aq kohë sa nuk jeni të fortë për ta parë realitetin në sy, çdo hap përpara është i rremë.

Ne jemi gati!