Monday, September 20, 2021
BallinaZbulimJeff Bezos largohet nga “Amazon”

Jeff Bezos largohet nga “Amazon”

Jeff Bezos, njeriu më i pasur në botë, po hyn në një fazë të re në karrierën e tij pas ndërtimit, nga një librari modeste në internet, të një prej kompanive më të fuqishme në planet, “Amazon”.

Në moshën 57-vjeçare, sipërmarrësi i njohur do t’ia lërë postin e tij të drejtorit të përgjithshëm zëvendësit Andy Jassy të hënën, për t’iu përkushtuar projekteve të tjera, duke filluar me një udhëtim në hapësirë, më 20 korrik.

Ai do të vazhdojë të ketë një rol kryesor në kompaninë që themeloi vetëm 27 vjet më parë duke mbetur kryetar ekzekutiv i bordit të saj të drejtorëve.

Përveçse është vlerësuar për shumë risi, që ndonjëherë kanë tronditur sektorë të tërë ekonomikë, Bezos është edhe përçmuar për praktika të caktuara biznesi, që tentojnë të shkatërrojnë konkurrencën ose për trajtimin e punonjësve të tij.

E nisur në garazhin e Jeff Bezos, “Amazon” ka tani një vlerë prej më shumë se 1,7 trilionë dollarë në tregun e aksioneve dhe në vitin 2020 krijoi një xhiro prej 386 miliardë dollarësh.

- Reklama -

Kompania ka një veprim të gjerë, nga tregtia në internet te informatika në Cloud, te ushqimet, Inteligjenca Artificiale dhe prodhimi i filmit./ATSH

ARTIKUJ TË NGJAJSHËM

MË TË SHIKUARAT