Wednesday, September 22, 2021
BallinaAnkandBekim Jashari emëron drejtore të çerdhes gruan që hyri në Guiness

Bekim Jashari emëron drejtore të çerdhes gruan që hyri në Guiness

Dje, kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka thyer paragjykimet dhe emëroi drejtore të çerdhes gruan me mbulesë, Arbnora Fejza-Idrizi, emër tashmë i njohur për ne, ndryshe e njohur si rekorduesja e tri çmimeve Guinness.

Arbnora Fejza-Idrizi, kjo grua e cila na bëri krenarë ne si komunë dhe gjithë vendin në përgjithësi, duke na prezantuar në mënyrën më të mirë të mundshme në sytë e gjithë botës.
Lajmin se është emëruar drejtore e çerdhes e ka bërë të ditur vetë Arbnora në llogarinë e saj në Facebook.

Ky është postimi i potë i Arbnora Fejza-Idrizit:

Te dashur familjar e miq,

Kam kënaqësinë t’iu njoftoj, se me vendim të Kryetarit të Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, jam emëruar, Ud. Drejtore të Institucionit para shkollor, “Nëna Zahide”, në Skenderaj.
Drejtim i këtij institucioni që mbanë emrin e heroinës sonë, nënës Zahide është një nder dhe përgjegjësi e jashtëzakonshme për mua dhe unë do të përkushtohem maksimalisht që t’a kryej këtë detyrë në mënyrën më të mirë.

- Reklama -

Falënderoj kryetarin, Bekim Jashari për besimin dhe mundësinë që të kontribuoj në edukimin e duhur të fëmijëve tonë.

ARTIKUJ TË NGJAJSHËM

MË TË SHIKUARAT