Gjermania, Spanja dhe Suedia thirrje për zvogëlimin e arsenalit bërthamor global

0
66

Përpara një takimi në Madrid mbi çarmatimin bërthamor, ministrat e Jashtëm të Gjermanisë, Spanjës dhe Suedisë u bënë thirrje të gjitha fuqive bërthamore të ulin ndjeshëm arsenalin e tyre.

“Kjo duhet të përfshijë uljen e rolit të armëve bërthamore në strategji dhe doktrina, zvogëlimin e rrezikut të konfliktit dhe vendosjen aksidentale të armëve bërthamore, uljen e mëtejshme të rezervave bërthamore dhe hedhjen e bazave për një brez të ri marrëveshjesh mbi kontrollin e armëve”, theksoi ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas.

“Ne duhet t’i japim fund testimit të armëve bërthamore një herë e përgjithmonë duke rifilluar negociatat për një traktat që ndalon prodhimin e materialeve për përdorim ushtarak dhe ndërtimin e aftësive të forta dhe të besueshme për të verifikuar fazat e çarmatimit nuklear”, theksuan spanjollja Arancha Gonzalez Laya dhe suedezja Ann Linde.

Ky takim do të mbahet si pjesë e Iniciativës së Stokholmit, e cila mbledh së bashku 16 vende që nxisin reduktimin e armëve bërthamore në të gjithë botën.

Takimi i presidentit të SHBA Joe Biden me presidentin rus Vladimir Putin, në mes të qershorit, rinovuan shpresat për përparim.

Dy fuqitë kryesore bërthamore në botë kanë rënë dakord për bisedimet e çarmatimit bërthamor./ATSH