Gjashtë fshatra të Gjakovës mbeten pa ujë për shkak të defektit në gyp

0
26

Gjashtë fshatra të Gjakovës kanë mbetur pa ujë mëngjesin e sotëm, për shkak të defekteve në gypin kryesor në Xërxe.

Këtë e ka bërë të ditur Kompania Rajonale e Ujësjellësit në Gjakovë, duke u arsyetuar me punimet që po bëhen për lokalizimin dhe sanimin e defektit.

Fshatrat e prekur janë Gexhë, Radostë, Ratkoc, Vranjak, Bratotin dhe Dejnë.