SHBA feston 245 vjetorin e Pavarësisë

0
36

Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot me datën 4 korrik shënojnë 245 vjetorin e pavarësisë.

Pavarësia ishte shpallur në vitin 1776, ku 13 kolonitë nga Amerika e Veriut shpallën pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar.

Dokumenti i Pavarësisë u ratifikua më 4 korrik 1776.

Kushtetuta amerikane, e nënshkruar në vitin 1787 përshkruan bazën dhe strukturën e qeverisë të Shteteve të Bashkuara, e cila është e ndarë në tri degë, ato ekzekutive, legjislative dhe juridike, pra Presidenti, Kongresi dhe Gjykata e Lartë.

Në këtë ditë festohet me parada madhështore, festime familjare dhe mbyllet me hedhjen e fishekzjarrëve.