Dyshohet për mjet shpërthyes në “Bregun e Diellit”

0
62

Në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, policia ka pranuar informatën se është gjetur një mjet i dyshimtë që dyshohet të jetë shpërthyes.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 12:00 është pranuar informata se në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë është gjetur një mjet i dyshimtë që dyshohet të jetë mjet shpërthyes. Ai tha se policia ndodhet në vendngjarje. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme të sigurisë”.