ShSKUK: Spitali i Vushtrrisë nuk ka pacientë me COVID-19

0
21

Në Spitalin e Vushtrrisë nuk ka asnjë pacientë që po trajtohen nga COVID-19, ndërkaq në spitalet e tjera dhe klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë duke u trajtuar 81 pacientë, 29 nga ta të konfirmuar si COVID-19 pozitivë, 55 me oksigjeno-terapi dhe 3 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në QKUK janë të shtrirë 61 pacientë, 13 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 3 në gjendje të rënduar dhe 42 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave

Klinika Infektive, 13 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 29 pacientë+ 19 pacientë post-covid në Klinikën Infektive

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 20 pacientë

16 të konfirmuar pozitivë
13 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Prizrenit, 1 pacient
Spitali i Gjakovës, 1 pacient
Spitali i Pejës, 2 pacientë
Spitali i Gjilanit, 15 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 1 pacient
Spitali i Vushtrrisë, nuk ka pacientë