Osmani takohet me senatoren amerikane, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit Kosovë-SHBA

0
32

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me senatoren e SHBA-së, Joni Ernst, me të cilën ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve.

Ajo me anë të një postimi në rrjetin social Facebook kanë shkruar se ishte kënaqësi ta mirëpriste senatoren amerikane, transmeton Klankosova.tv.

“Diskutuam për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona, e në veçanti bashkëpunimin e shkëlqyeshëm në fushën e mbrojtjes si dhe fushat e tjera”, ka shkruar Osmani.