Memli Krasniqi zgjedhet Kryetar i PDK-së

0
55

Partia Demokratike e Kosovës ka zgjedhur sot Memli Krasniqin, kryetar të saj të ri.

Zgjedhja e tij pasoi me votim të hapur, njofton Klan Kosova.

469 delegatë të konventës së dhjetë zgjedhore të PDK-së kanë votuar për zgjedhjen e Memli Krasniqit në krye të Partisë Demokratike të Kosovës.

Kundër zgjedhjes së tij në krye të kësaj partie votuan gjashtë delegatë, kurse një ka abstenuar.

Ky është kryetari i tretë me radhë i PDK-së, pas themeluesit, ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli.