A janë penaltitë mënyra më e mirë për të vendosur fituesin?

0
29

Zvicra arriti që të shkojë deri në çerekfinale të EURO 2020 përmes penaltive, por nuk mundi të vazhdojë në gjysmëfinale për shkak të penaltive.

Në vitin 1976, pas 120 minutash loje në mes të Çekosllovakisë dhe Gjermanisë Perëndimore nuk mundi të dilte një fitimtar, prandaj ndeshja shkoi në gjuajtje penalltish, hera e parë që ishte provuar në një turne të madh.

Çekët të cilët ishin në avantazh 4-3, te pika e bardhë shkoi Antonín Panenka.

Portier duke pritur se Panenka do të gjuante në qosh të golit, mesfushori çek me delikatesë dhe guxim – goditi topin në qendër të portës, duke siguruar titullin për vendin e tij, raporton The Economist.

Deri më sot goditjet e tilla (dhe shpesh të humbura) në këtë mënyrë njihen si “Panenka”.

Shkëmbimet e penalltive të tilla si ajo në 1976 janë spektakle të paharrueshme. Por a janë ato një mënyrë e drejtë për të vendosur një ndeshje futbolli?

Presioni mund të mposht edhe futbollistët më të nderuar, përcjell Klankosova.tv.

Në finalen e Kupës së Botës së vitit 1994, Roberto Baggio, super ylli i Italisë, e humbi penaltinë e pestë të skuadrës së tij, duke ia dhënë titullin Brazilit. Në të vërtetë penaltitë janë nivele të tillë që shpesh përshkruhen si lotari. Studimet kanë gjetur pak prova se ato favorizojnë anët më të mira.

Një nga mënyrat që po shpaloset nga ekspertët e fushës, thojnë se penaltitë si ato në hokej, në të cilin lojtarët driblojnë topin nga rrethi i qendrës dhe kanë një kohë të caktuar për të mposhtur portierin (nganjëherë shtohet edhe një mbrojtës në fushë). Kjo mund të kërkojë më shumë aftësi sesa gjuajtjen nga pika e bardhë.