Në Forumin e Prespës, Kurti del me një sugjerim për Uashingtonin dhe Brukselin rreth Ballkanit Perëndimor

0
569

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në Forumin e Prespës që është mbajtur në Ohër Maqedonisë së Veriut.

Kurti ka thënë se gjatë fjalimit të tij ka bërë një propozim, ku ka sugjeruar bashkëveprimin e Uashingtonit dhe Brukselit në Ballkanin Perëndimor.

“Për të rinovuar aleancën tonë transatlantike, unë sugjerova bashkëveprimin e Uashingtonit dhe Brukselit në Ballkanin Perëndimor ndërsa ne punojmë për tre qëllime.

1. Demokratizimi duke forcuar sundimin e ligjit.

2. Siguria përmes anëtarësimit në NATO.

3. Uniteti i Evropës përmes anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian“, shkruan Kurti në llogarinë e tij zyrtare në Twitter.

Kryeministri gjithashtu në fjalimin e tij ka kritikuar Bashkimin Evropian për mos liberalizimin e vizave për Kosovës, duke shtuar se kanë mungesë të unitetit rreth kësaj çështje. Po ashtu, ai ka pohuar se Kosova e refuzon ashpër “Mini Shengenin” dhe se rajoni duhet t’i kthehet agjendës së Bashkimit Evropian.