Tuesday, September 21, 2021
BallinaArtGashani me showroom të ri, me konceptin e së bukurës dhe rahatisë

Gashani me showroom të ri, me konceptin e së bukurës dhe rahatisë

Një brend i fustaneve couture që po i befason të gjithë me konceptin e së bukurës dhe rehatisë i krijuar vetëm një vit më parë por që po njeh zhvillim jo vetëm në Kosovë por edhe jashtë saj.

Brendi i fustaneve Gashani ka filluar operimin në treg në janar të vitit 2020. Ndonëse pas një periudhe pandemie shumë të vështirë për të gjitha bizneset ku fal përkushtimit e punës së pandërprerë e sigurisht pasionit, Gashani po rikthehet shumë fuqishëm duke tejkaluar atë sfidë me një sukses të madh, sidomos në atë periudhë ku tejkaloi pritshmëritë në porositë online në të gjithë botën.

Brendi Gashani krijon fustane couture me koleksione shumë konceptuale gjithashtu edhe me porosi personale, custom made.

Tashmë brendi Gashani erdhi me showroomin e tij të ri në qytetin e Prishtinës me një ngjarje ku bëri bashkë personazh nga bota e showbiz dhe jo vetëm.

Në krye të brandit është dizenjatori i modës Tahir Gashani me një talent të jashtëzakonshëm i cili krijon fustane që japin energjinë dhe vetëbesimin tek secila vajzë e grua.

- Reklama -

Ndonëse shumë i ri në moshë, Gashani me punën e tij po tregon se shumë shpejt mund të bëhet ndër dizajnerët më të njohur brenda dhe jashtë vendit./oxygenpress.info
sponsorizuar

ARTIKUJ TË NGJAJSHËM

MË TË SHIKUARAT