BE kërkon rritjen e kapaciteteve për mbrojtjen kibernetike

0
24

Rritja e vazhdueshme në vitet e fundit e operacioneve kibernetike me qëllim të keq kundër BE-së dhe shteteve të saj anëtare ka zbuluar cënueshmërinë e rrjeteve europiane, paralajmërojnë eurodeputetët në një raport të miratuar nga Komisioni i Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian me 58 vota pro, 7 kundër dhe tri abstenime.

Deputetët kërkojnë një riforcim të kapaciteteve europiane për mbrojtjen kibernetike dhe që aktorët në nivele europiane dhe kombëtare të jenë të inkurajuar për të miratuar masat e mbrojtjes kibernetike në kohë paqe.

Eurodeputetët gjithashtu u bëjnë thirrje shteteve anëtare të përdorin Fondin Europian të Mbrojtjes (EDF) për të zhvilluar së bashku aftësitë e mbrojtjes kibernetike dhe të theksojnë rëndësinë e bashkëpunimit me sektorin privat dhe palët e interesuara civile, duke përfshirë industrinë, NVM-të ose shoqërinë civile”.

“Për të adresuar këto kërcënime ne kemi nevojë për bashkëpunim më të ngushtë mbi mbrojtjen kibernetike midis vendeve anëtare, institucioneve të BE-së, NATO-s, SHBA-së dhe partnerëve të tjerë strategjikë.

“Për më tepër, ngritja e nivelit të sigurisë së IT në BE është e një rëndësie themelore për suksesin e ambicieve tona dixhitale”, shpjegoi raportuesi i tekstit, eurodeputeti Urmas Paet./atsh