Prokuroria Speciale ndalon një person të dyshuar për terrorizëm

0
117

Prokuroria Speciale e Kosovës e ka ndaluar një person me inicialet K.P, i cili dyshohet për veprat penale “Shtytja për kryerjen e veprave terroriste”, përkatësisht “Shtytja për kryerjen e veprave terroriste në vazhdim”.

Po ashtu Prokuroria Speciale se gjatë ditës ka bërë kërkesë pranë Departamentit Special të Gjykatës Themelorë të Prishtinës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të njëjtit person, për veprën e lartcekur, njofton Prokuroria Speciale e Kosovës përcjell Klankosova.tv.