Sekrete *praktike* për ta sjellë veten në humor, kur nuk po ndiheni në më të mirën tuaj!

0
53

Kur njerëzit kanë nevojë për t’u gëzuar, ata mendojnë së pari për burimet e kënaqësisë, si ushqimi i shijshëm, një fundjavë në një shtëpi plazhi apo diçka tjetër. Por, kënaqësia nuk është gjithmonë mënyra më e mirë për të rritur në mënyrë efektive gjendjen tuaj të humorit. Aktivitetet që ofrojnë një sens të arritjes mund të jenë më të suksesshme. Ja 3 mënyra, që konsiderohen më efektive, sipas profesionistëve.

1. Një aventurë, edhe nëse është pak e mundimshme

Kjo strategji nuk është e përshtatshme që të bëhet sa herë ju nuk ndiheni mirë, por sidoqoftë, duhet ta përfshini herë pas here në jetën tuaj dhe pse jo, sa më shpesh të mundeni.

“Në të 20-at ose të 30-at unë bëja shumë udhëtime “të lira”. Kurseja aq shumë, sa që më ndodhte ta planifikoja fluturimin vonë në darkë, që të shëtisja gjithë ditën dhe mbrëmjen tjetër, të nisesha përsëri në vendin tim që të mos paguaja për hotelin. Atëherë, ishte e vetmja mënyrë me të cilën mund t’i përballoja udhëtimet, por të paktën e kisha gjetur një mënyrë. Ka qenë rraskapitëse, por kështu kam krijuar disa nga kujtimet më të bukura të jetës sime”, shprehet Alice Boyce, psikologe, PhD.

Aventurat mund të jenë një nxitje e shkëlqyeshme e humorit, edhe nëse objektivisht nuk janë relaksuese. Dalja nga ambienti i shtëpisë tuaj zakonisht do t’ju japë një perspektivë të re mbi jetën dhe problemet tuaja. Mos e harroni këtë.

2. Argëtim që përfshin njerëz emocionalisht dhe fizikisht të lodhur, por me një qëllim më të madh

Kur ndiheni të stresuar dhe të shqetësuar, është e lehtë t’i shihni ato emocione si plotësisht negative. Sidoqoftë, ndonjëherë kur i ndjeni ato emocione është për shkak se jeni duke ndjekur një synim të rëndësishëm.

“Pothuajse çdo gjë të shkëlqyer që kam bërë, ka qenë disi e shoqëruar me momente ku jam ndjerë fizikisht e sëmurë nga ankthi, për shembull: marrja e doktoraturës, blerja e shtëpisë, rezervi i udhëtimeve në një kontinent tjetër, lindja e një fëmije etj.”

Një mënyrë për të ndihmuar veten kur jeni në ankth dhe stres për synimet tuaja është të shihni njerëz të tjerë, duke përjetuar të njëjtën gjë – duke synuar ëndrrat e tyre, pa asnjë garanci për sukses, dhe shpesh duke duruar shumë dhimbje dhe pengesa gjatë rrugës.

Opsione për të provuar: Reality “Alone” (i cili paraqet njerëz vetëm në botën e egër për muaj, shpesh të rrethuar nga arinj dhe grabitqarë të tjerë), Lojërat Olimpike ose dokumentarë si Free Solo (rreth ngjitjes së rrezikshme në mal). Ndërsa në të vërtetë nuk po arrini asgjë duke parë, ato mund t’ju ndihmojnë të kuptoni se kur jeni në një kërkim domethënës në jetën tuaj, edhe nëse ajo që ju kryesisht ndjeni është frikë, shqetësim dhe pasiguri – Kjo s’do të thotë se këto ndjenja nënkuptojnë domosdoshmërisht se ju po bëni një gabim.

3. Shkruajini dikujt që admironi

Një avantazh i të ndjerit jo mirë është që ndonjëherë ndihemi sikur nuk kemi asgjë për të humbur, dhe kjo mund të na bëjë në mënyrë paradoksale më aventureskë në disa aspekte. Nëse tashmë ndiheni si një humbës, mund të duket sikur nuk ka asnjë mënyrë për t’u ndjerë më keq, prandaj pse të mos ndërmerrni disa “rreziqe” personale?

Një mënyrë për ta kanalizuar këtë është të kontaktoni me dikë që admironi. Kjo mund t’ju sigurojë një nxitje të shkëlqyeshme të humorit. Dërgoni një mesazh, email apo diçka tjetër dikujt, punën e të cilit e admironi dhe prej të cilit keni përfituar dhe mësuar disa gjëra. Mund të jetë një koleg, shok klase apo një profesor.

Ka shumë mënyra për ta lumturuar veten, gjatë një periudhe stresuese dhe të ngarkuar emocionalisht. Jo, ndoshta këto mënyra nuk do e shuajnë dhimbjen tuaj, por do ju bëjnë ta shihni atë ndryshe.

Burimi: Psychology Today