Përzierja e dozave të vaksinës AstraZeneca dhe Pfizer gjeneron përgjigje të fuqishme imune

0
314

Përzierja e dozave të vaksinave Oxford/AstraZeneca dhe Pfizer/BioNTech gjeneron një përgjigje të fortë imune kundër COVID-19, sugjerojnë studimet.

Studimi zbuloi se përdorimi i Pfizer, i ndjekur nga ai i AstraZeneca-s ose anasjelltas, nxiti përqendrime të larta të antitrupave kundër proteinës Spike të virusit, kur dozat u injektuan me katër javë larg njëra-tjetrës.

Studimi Com-COV, i drejtuar nga Universiteti i Oksfordit, zbuloi se renditja e vaksinave përbën ndryshim.

Vaksina AstraZeneca e ndjekur nga Pfizer induktoi antitrupa më të shumtë dhe një përgjigje më të lartë të qelizave T, sesa Pfizer i ndjekur nga AstraZeneca.

Qelizat T luajnë një rol të rëndësishëm në mbështetjen dhe mirëmbajtjen e prodhimit të antitrupave.

Këto përfundime mund të lejojnë fleksibilitet në shpërndarjen globale të vaksinave, duke bërë të mundur vaksinimin me çfarëdo vaksine që është në dispozicion, në vend që të pritet për një përputhje vaksinash./ATSH