Ministria e Shëndetësisë: Kjo kategori e personave mund të aplikojë për vaksinim

0
662

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se qytetarët e moshës mbi 55 vjeç mund të aplikojnë për vaksinim në https://ekosova.rks-gov.net/

Po ashtu në njoftim u bë e ditur se mund të aplikojnë edhe personat me sëmundje kronike pa dallim moshe, punëtorë shëndetësorë; mësimdhënës, Forcat e Sigurisë (Policia dhe FSK), pjesëtarët e Këshillit të Sigurisë së Kosovës; pjesëtarët e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, pjesëtarët e Autoritetit Civil të Kosovës, dhe zjarrfikësit.Qytetarët të cilëve i’u kërkohet vaksinimi nga Ambasadat për udhëtim jashtë vendit (për çështje të vizave).

“Ministria tërheq vëmendjen se cilado kategori e qytetarëve që merr mesazhin/njoftimin për vaksinim, me rastin e paraqitjes në qendrën e vaksinimit sipas vendbanimit të tij, të ketë me vete dëshmi për kategorinë të cilës i përket”, njofton Ministria e Shëndetësisë përcjell Klankosova.tv.