Borrell i shkruan Kurtit, shprehet mirënjohës për takimet në Bruksel

0
80

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, i ka shkruar kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

Borrell tha se është mirënjohës për takimet e përbashkëta në Bruksel.

Ai theksoi se kjo dërgon sinjal të fortë për partneritetin e ngushtë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës.

“Jam mirënjohës që kisha rastin t’u mirëprisja në Bruksel tri herë që nga marrja e detyrës së re. Kjo dërgon sinjal të fuqishëm për partneritetin e ngushtë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës.Mirëpres bashkëpunimin tonë të ngushtë në vazhdimësi dhe shkëmbimet tona në baza të rregullta”.